20:06 / E Diele, 23 Tetor 2022 / AR

Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Tiranë

Samiti i radhës mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, do të mbahet më 6 dhjetor, në Tiranë.

Kështu ka njoftuar Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel

“Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së – Ballkani Perëndimor në rajon – më 6 dhjetor në Tiranë, Shqipëri për të riafirmuar angazhimin tonë të përforcuar”, ka shkruar Michel në Twitter.

Ai ka thënë se  Ballkani Perëndimor është një prioritet kyç për BE-në.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”, ka deklaruar ai.