75 Mall Live Search
12:50 / E Enjte, 06 Mars 2025 / MSH

Samiti në Bruksel/ Von der Leyen: Moment vendimtar për Evropën, Ukraina pjesë e familjes

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenksy, ka marrë pjesë në samitin e liderëve europianë në Bruksel.

Në nisje të këtij takimi, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka dhënë një koment për gazetarët. Ajo është shprehur se ky është një moment vendimtar për Evropën dhe se Ukraina është pjesë e asaj familjeje.

Nga ana e tij presidenti Zelensky ka falënderuar liderët e BE, për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës.

“Ne nuk jemi vetëm dhe këto nuk janë vetëm fjalë, ne e ndiejmë atë. Ju i bëtë një sinjal të fortë popullit ukrainas”, thotë ai.