75 Mall Live Search
20:20 / E Hënë, 13 Shkurt 2023 / C E

Sampdoria – Inter, formacionet zyrtare

Interi do të luajë sonte në udhëtim kundër Sampdorias, në kuadër të javës së 22-të në Serie A.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Luigi Ferraris”.

“Nerazzurrët” hyjnë në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi, teksa janë në pozitën e dytë në tabelë me 43 pikë.

Kurse, skuadra nga Genoa nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke regjistruar katër humbje radhazi dhe një barazim.

Sampdoria renditet e parafundit (19) me vetëm tetë pikë të grumbulluara.

Formacionet zyrtare:

Sampdoria: Audero; Amione, Nuytinck, Murillo; Zanoli, Winks, Cuisance, Augello; Djuricic; Lammers, Gabbiadini.

Inter: Onana; De Vrij, Acerbi, Skriniar; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro, Lukaku.