75 Mall Live Search
14:41 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Samsung do ta prezantoj Galaxy Note 10 më 7 gusht

Më 7 gusht në Brooklyn të Nju Jorkut do të prezantohet Note 10 nga samsung.

Samsung Electronics do të zbulojë pajisje të reja të dizajnuara për të marrë lidhjen e ekosistemit Galaxy në nivelin e ardhshëm, bëhet e ditur nga androidauthority.

Forma e S Pen duket të jetë identike me atë të Galaxy Note 9 të vitit të kaluar, megjithëse ngjyra e këtij smarphoni do të jetë ndryshe. Kamera të cilën do ta posedoj është padyshim një kuriozitet.  Shumë prej fansave të samsung  presin që Galaxy Note 10 të ketë një dizajn të trefishtë apo edhe katërfishtë, siç shihet në Galaxy S10 dhe S10 Plus.

Disa presin që telefoni të shfaqë një dizajn të ri ose të rifreskuar. Të tjerë theksojnë se telefoni mund të vijë në dy madhësi të ndryshme. Megjithatë, ka edhe nga ata që besojnë se një variant 5G mund të jetë pjesë e këtij telefoni.

Mund të vijë me një lente zmadhimi optik 5x për të konkurruar më mirë me Huawei P30 Pro. Do ta posedoj procesorin Qualcomm Snapdragon 855, i shoqëruar nga 8GB ose më shumë ram memorie dhe 128GB ose më shumë hapësirë ​​ruajtëse kurse bateria mund të ketë kapacitet deri në 4.500mAh.

Prezantimi i Note 10, do të transmetohet drejtpërdrejt nga faqja e internetit e Samsung.