75 Mall Live Search
17:59 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Samsung Galaxy A90 është telefon i rangut të mesëm me specifika të rangut të lartë

Shumica e telefonëve 5G që kemi parë kohët e fundit kanë qenë flagshipë të emrave të mëdhenj si Galaxy Note 10 Plus 5G, Galaxy S10+ 5G apo OnePlus 7 Pro 5G.

Por telefoni i fundit 5G i Samsung është një i rangut të mesëm dhe i përket linjës Galaxy A.

Në muajt e fundit kompania ka prezantuar modele të tjera Galaxy A të rangut të mesëm të cilët vinë me opsione të rangut të lartë si sistemet me katër kamera në përpjekje për të luftuar konkurrencën agresive të prodhuesve Kinezë.

I tillë është edhe Galaxy A90 5G i cili gjithashtu ka mbështetje për Samsung DeX. Galaxy A90 5G ka procesor Snapdragon 855, 6 ose 8GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Ekrani 6.7-inç është panel 1080p OLED me një notch të vogël “Infinity-U” dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve të integruar.

Në pjesën e pasme është një sistem i trefishtë kamerash me sensor kryesor 48-megapiksel, një kamër super të gjerë 8-megapiksel dhe një sensor thellësie 5-megapiksel së bashku me një kamër selfie 32-megapiksel.

Bateria është 4,500 mAh dhe karikohet me teknologjinë 25W. 5G-ja natyrisht bën diferencën përballë telefonët të së njëjtës kategori si Xiaomi Mi 9T Pro. Telefoni është në shitje nga dita e sotme në Korenë e Jugut ndërsa kompania nuk ka dhënë detaje rreth çmimeve.