19:31 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Samsung Galaxy S10 do të ketë gjashtë kamera dhe 5G

Nëse jeni ankuar për Galaxy S9 si një përditësim minimal krahasuar me ato që ofronte paraardhësi, Samsung nuk do tu lërë më hapësira për ankesa vitin e ardhshëm.

Burimet e Wall Street Journal pretendojnë se Samsung do të prezantojë katër modele të Galaxy S10 ku njëri prej tyre do të ketë ekran 6.7-inç, teknologjinë 5G dhe gjashtë kamera, dy frontale dhe katër të pasme.

Telefoni i cili pritet të debutojë në mesin e muajit Shkurt do të varet së shumti nga disponueshmëria e rrjeteve 5G.

Thuhet se Samsung ka hyrë në bisedime me operatorët Amerikanë AT&T dhe T-Mobile si dhe ato Koreano-Jugorë por asgjë nuk është vendosur në këtë pikë.

Tre telefonët e tjerë do të kenë ekrane nga 5.8-inç deri në 6.4-inç dhe kamera nga tre deri në pesë të tilla.

Dizajnet e tyre nuk janë finalizuar por më në fund mund të sjellin karikimin wireless.

Biznesi mobil i Samsung nuk ka performuar mirë sidomos pas shitjeve të dobëta të S9 dhe Note 9.

Vitin e ardhshëm kompania ka shansin tu provojë konsumatorëve se nuk i ka harruar. Funksione si 5G apo fotografia e avancuar janë jetike për suksesin e telefonëve.