14:22 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Samsung S10 do të ketë katër modele të ndryshme

Spekulimet për telefonin “Samsung Galaxy S10” dita e ditës vetëm po rriten, transmeton Indeksonline.

Në versionin e fundit “Android 9.0” është vërejtur një ndryshim që ka ngritur dyshime se “S10” do të vije në katër modele të ndryshme.

Gjatë verës u spekulua se do të vije në tre versione të ndryshme por tani besohet se janë katër.

Versioni i parë pritet të jetë më i lirë dhe me hapësirë më të vogël në memorie, ndërsa versioni i dytë do të ketë pamje AMOLED dhe me një madhësi 5.8 inch.

Kurse versioni i tretë do të jetë me madhësi prej 6.4 inch dhe versioni i fundit pritet që të jetë telefoni i parë i modelit “Galaxy” që do të ketë 5G./Indeksonline/

Temat: