75 Mall Live Search
09:36 / E Martë, 29 Prill 2025 / S Z

Samsung sjell One UI 7: Një epokë e re inteligjence dhe personalizimi për Galaxy-n

Me shumë entuziazëm, Samsung ka sjellë softuerin e shumëpritur, One UI 7, një nga përditësimet më të pritura ndonjëherë nga komuniteti i apasionuar pas Galaxy. Me një ndërfaqe të re, më të thjeshtë dhe të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, One UI 7 e çon përvojën e përdoruesve në një nivel të ri, duke ofruar një mënyrë më natyrale dhe intuitive për të ndërvepruar me pajisjet e tyre.

Në modelin Galaxy Z, One UI 7 sjell veçori ekskluzive që shfrytëzojnë potencialin e plotë të pajisjeve me ekran fleksibël. Një nga risitë kryesore është auto-hide taskbar, ku shiriti i aplikacioneve zhduket automatikisht për t’i lënë më shumë hapësirë përmbajtjes në ekranin e madh të Galaxy Z Fold6, duke u rikthyer me një rrëshqitje të lehtë. Për organizim më të mirë të dokumenteve, aplikacioni My Files sjell Column View, duke ofruar më shumë informacion rreth skedarëve në ekran të ndarë, perfekt për punë të avancuar.

Një përmirësim i shumëpritur vjen në formën e vazhdimin e përdorimit të aplikacioneve të përmirësuar: me tre opsione të reja, Rrëshkisni lart për të vazhduar, Gjithmonë, dhe Kurrë, përdoruesit tani mund të përcaktojnë më lehtë se si dhe kur aplikacionet vazhdojnë punën nga ekrani i brendshëm në ekranin mbulesë të pajisjes, duke ofruar një fleksibilitet dhe intuitivitet të paprecedentë.

Por, One UI 7 nuk ndalet vetëm me risitë për modelet Galaxy Z. Në të gjithë ekosistemin Samsung, ky përditësim sjell një gamë të gjerë veçorish inteligjente që e bëjnë përdorimin e pajisjes më të thjeshtë, më të zgjuar dhe më të personalizuar. Now Bar në ekranin e bllokuar ofron përditësime të menjëhershme, si ecja gjatë një vrapimi apo këngët që po luhen në Galaxy Buds, pa pasur nevojë të zhbllokoni telefonin.

Integrimi i thelluar i Galaxy AI sjell funksione të reja që thjeshtojnë jetën e përditshme. Me AI Select, përdoruesit mund të kapin lehtësisht momente nga videot si GIF, ndërsa Writing Assist ndihmon në përmbledhjen dhe formatimin automatik të teksteve. Drawing assistfuqizon kreativitetin duke krijuar imazhe nga kombinimi i skicave dhe komandave me tekst, dhe Fshirja e Audio mundëson heqjen e zhurmave të padëshiruara nga videot, duke sjellë përpunim të avancuar audio për të gjithë.

Përmes integrimit me Google Gemini, komandat zanore janë më natyrale dhe të fuqishme se kurrë: thjesht shtypni dhe mbani të shtypur butonin anësor për të kërkuar restorante, vende, apo opsione të personalizuara. Kërkimi me gjuhë natyrale tashmë shtrihet edhe tek cilësimet, duke lejuar që rregullimet e preferencave të kryhen përmes komandave si “Më duken sytë të lodhur” për të aktivizuar funksione si Eye Comfort Shield.

Në aplikacionin Galeria, kërkimi i fotove bëhet më inteligjent me anë të kërkimit të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, duke identifikuar imazhe bazuar në fjalë kyçe si “Torta e ditëlindjes 2024”. E gjithë kjo, ndërkohë që Samsung ofron kontroll maksimal mbi privatësinë përmes opsionit “të procesimit të dhënave vetëm në pajisje”, duke kufizuar përpunimin e të dhënave vetëm në pajisje dhe duke mbrojtur informatat personale të përdoruesve.

One UI 7 nuk është thjesht një përditësim, është një transformim rrënjësor që bashkon fuqinë e inteligjencës artificiale me një dizajn të përmirësuar dhe një ekosistem gjithnjë e më të zgjuar.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.