15:12 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Samsung zbulon datën dhe një detaj të ri të S9

Samsung S9 tashmë e ka datën e saktë të prezantimit. Kompania koreane i ka publikuar ftesat e para për prezantimin e këtij modeli.

Samsung do të prezantojë zyrtarisht Galaxy S9 dhe S9 Plus me datë 25 shkurt në Kongresin Botëror të Mobilëve që mbahet në Barcelonë.

Camera. Reimagined” është detaji i parë në ftesë që bie në sy.

Galaxy S9 pritet të sjellë ekran 5.8-inç, procesor Snapdragon 845, 4GB RAM, 8 megapiksel kamër frontale dhe 12 megapiksel kamër të pasme./Indeksonline/