San Antonio njihet me humbjen e parë
Los Angeles Clippersi është kthyer te fitorja në NBA, pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Utah Jazzi.
Skuadra nga Kalifornia në Staples Center ka mposhtur San Antonio Spursin me gjashtë pikë diferencë 103-97.
Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Popoviqit pas tri fitoreve radhazi.
Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme për Kawhi Leonardin, që realizoi 38 pikë, pati 12 kërcime e katër topa të vjedhur.
Për skuadrën nga Los Angelesi kjo ishte fitorja e katërt në NBA derisa ka pësuar edhe dy disfata./Indeksonline/