16:55 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / Gj. Sh

San Marino e krahason veten me Brazilin: “Jemi në të njëjtin nivel”

Kombëtarja e San Marinos e ka krahasuar veten me Kombëtaren e Brazilit.

San Marino gjatë dy ndeshjeve të muajit tetot ka arritur të shënoj një gol, atë kundër Danimarkës, në humbjen 2-1, aq sa ka shënuar edhe ”Selecao”gjatë këtuj muaji, shkruan IndeksOnline.

Në faqen zyrtare në Twiter, San Marion përmes një postimi thotë se janë në të njëjtin nivel me Brazilin.

“Golat e Brazilit në këtë datë të FIFA-s: 1 gola të San Marinos në këtë datë të FIFA-s: 1 Nuk shoh ndonjë dallim, jemi në të njëjtin nivel.”, shkruan në faqen zyrtare./IndeksOnline/