75 Mall Live Search
08:22 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / G T

San Marino mesazh Manchester Cityt: Luani me ne, ju lutem!

Skuadra e Manchester Cityt nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit, pasi mbrëmë barazoi 3:3 ndaj Feyenoordit – duke konfirmuar kështu një formë befasuese në të gjitha garat.

Kombëtarja e njohur, San Marino në rrjetet sociale ia ka lënë një mesazh skuadrës angleze, shkruan Indeksonline

“Luani me ne, ju lutem”, ishte komenti nga faqja e San Marinos

Kujtojmë që San Marino është një kombëtare që rrallë herë fiton në ndeshjet ndërkombëtare, andaj duke parë formën e kampionit aktual të Premier League – mendojnë se mund të regjistrojnë një fitore.

Pep Guardiola dhe skuadra e tij mund ta vazhdojnë këtë formë të dobët, pasi në vikendin në ardhje në Premier League do të luajnë ndaj Liverpoolit./Indeksonline/