75 Mall Live Search
18:43 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / Gj. Sh

San Siro i mbushur për ndeshjen ndaj Napolit

Milani do të luaj sonte përballë Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”San Siro”, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Kjo përballje ka shprehur një interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët Rosoner, ku pritet të mbushin plotësiht stadiumin.

Sipas mediave italiane, janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Milan – Napoli, dhe në ”San Siro” pritet të jenë rreth 80.000 tifozë prezent.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Milani mposhtin Napolin në stadiumin “Armando Maradona” me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për Serie A./IndeksOnline/