23:31 / E Premte, 20 Tetor 2023 / Gj. Sh

“San Siro” i stërmbushur për derbin Milan – Juventus

Pritshmëritë po rriten për ndeshjen e madhe të javës së nëntë të Serisë A mes Milanit dhe Juventusit, e planifikuar për të dielën në mbrëmje, në orën 20:45.

Sërish do të jetë një “San Siro” i nxehtë që do të mirëpresë dy skuadrat, të distancuara në renditje me katër pikë: kuqezinjtë janë të parët, ndërsa skuadra e Massimiliano Allegrit në vendin e tretë.

Media italiane raporton se janë shitur të gjitha biletat e kësaj ndeshjeje, pra “San Siro” është tashmë “sold out”.

Mes fansave të pasionuar të “San Siros”, më shumë se 45% do të jenë nën 30 vjeç, 68% nën 40 vjeç dhe 18% e të pranishmëve do të jenë femra.

Për më tepër, tifozët e Milanit po shkojnë në stadium nga çdo cep i botës: 35% të spektatorëve janë nga jashtë Italisë, duke përfshirë tifozë nga Belgjika, Franca, Polonia, SHBA-ja, Holanda, Gjermania, Brazili, Finlanda dhe shumë vende të tjera.