75 Mall Live Search
16:07 / E Shtunë, 09 Korrik 2022 / MSH

Sanches dëshiron PSG-në

E ardhmja e Renato Sanches kalon nga PSG.

Sipas gazetës portugeze “Record”, pavarësisht propozimit të paraqitur nga Milani për transferimin e mesfushorit të Lille dhe kombëtares portugeze, lojtari nuk duket i gatshëm të shkojë në Milano.

Marrëveshja me PSG duket se është duke u zhvilluar mirë.

Sanches do të preferonte të mbërrinte në Paris dhe kështu të gjente trajnerin e tij të ri, Cristophe Galtier.

Gjithashtu fakti që aty do të gjente kolegë si Messi, Mbappe, Donnarumma apo Hakimi, e tundon atë.