Sanchez afer largimit nga Inter, ky pritet të jetë klubi i ri

Aleksis Sanchez nga sezoni i ardhshëm me gjasë nuk do të jetë pjesë e skuadrës italiane, Inter.
“La Provence”, ka raportuar se kiliani pritet që në këtë afat kalimtar të transferohet te skuadra franceze Olympic Marsielle, transmeton Indeksonline.
Klubi francez thuhet se dëshiron të nënshkruajë sa më shpejt me Sanchezin.
Palët thuhet se janë afër që të arrijnë marrëveshje lidhur me kushtet personale.
Megjithatë, Sanchez fillimisht duhet të shkëput kontratën me Interin, e cila skadon më 30 qershor 2023.
Kësisoj, 35-vjeçari do të merrte edhe atë që e dëshiron; që të vazhdojë të luajë në Evropë, si dhe në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/