Sanchez ka udhëtuar në Milano për ta diskutuar transferimin në Inter
Alexis Sanchez ka udhëtuar në Milano ditët e fundit për të diskutuar një lëvizje të mundshme në Inter.
Sky Italia pretendoi se Alexis Sanchez është afër një transferimi te Interi dhe agjenti i tij ka fluturuar në Manchester për të lehtësuar largimin nga Old Trafford, me raporte që pretendojnë se tashmë ekziston një marrëveshje me Interin.
Corriere dello Sport pretendon se Sanchez ishte në Milano disa ditë më parë dhe zhvilloi një takim me nerazzurët për të siguruar një transferim në këtë klub./Indeksonline/.