23:04 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Sanchez pritet të luaj nga minuta e parë kundër Udineses

Alexis Sanchez u bashkua me Interin nga Manchester United si huazim në ditët e fundit të merkatos.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, Antonio Conte ka vendosur se Sanchez do të ketë shansin ta nisë nga minuta e parë në ndeshjen e fundjavës ndaj Udinese-s.

Sulmuesi nga Kili do të luajë përkrah Romelu Lukakut, me të cilin ka luajtur te Manchester United, në skemën 3-5-2.

Ky do të jetë debutimi i Sanchez me fanellën zikaltër.