09:12 / E Premte, 04 Shtator 2020 / C E

Sanchez: Që në ditën e parë u pendova që nënshkrova me Manchesterin

Alexis Sanchez ka zbuluar se është penduar që ka nënshkruar me Manchester United që në ditën e parë të stërvitjeve.

Ai në një paraqitje të drejtëpërdrejtë ka thënë se dëshironte ta anulonte kontratën e tij menjëherë dhe të kthehej në Arsenal.

“Pas seancës së parë stërvitore që pata (në Man United) u ktheva në shtëpi dhe pyeta agjentin tim nëse mund të shqyeja kontratën dhe të kthehesha te Arsenali”, ka thënë Sanchezi.

“Unë thashë, kjo gjë për Piano nuk është interesante. Por Mourinho këmbënguli se koncepti ishte elegant. Unë pendohem për këtë moment çdo ditë. Karriera ime nuk u rikuperua kurrë”, tha ndër të tjerash kiliani.

Sanchez ishte lojtari më i paguar te Manchesteri derisa vitin e kaluar u huazua te Interi ndërsa këtë vit italianët blenë kartonin e tij. /IndeksOnline/