Sancho mbetet në Manchester, nuk i bashkohet skuadrës arabe

Pavarësisht përplasjeve që kishte ditët e fundit me trajnerin Erik Ten Hag, Jadon Sancho do të mbetet në Manchester United.
Sot është raportuar se sulmuesi anglez është pranë skuadrës arabe, Al Ettifaq, por tani janë mohuar këto raportime, shkruan IndeksOnline.
Sancho mbetet pjesë e skuadrës së Man United në pritje për të sqaruar pozicionin e tij pasi u përjashtua nga ten Hag javën e kaluar.
Përplasja e 23-vjeçarit me tekikun holandezi nisi në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Arsenalit, ku Sancho u la jashtë skuadrës.
Kur u pyet për mungesën e sulmuesit anglez, Ten Hag tha se ai nuk ishte i kënaqur me paraqitjet e tij në stërvitje.
Po ashtu Sancho u la jashtë skuadrës së Manchester United në listën e futbollistëve për Champions League./IndeksOnline/