Sancho pas nënshkrimit me Dortmundit: Mu duk sikur të kthehesha në shtëpi

Jadon Sancho ka kompletuar rikthimin e tij te Borusia Dortmund.
Futbollisti anglez u bashkua me skuadrën gjermane nga Manchester United, në formë huazimi deri në fund të sezonit, shkruan IndeksOnline.
Sancho ishte edhe më herët pjesë e Dortmundit derisa pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se ndihet sikur u kthye në shtëpi.
“Kur hyra në dhomën e zhveshjes sot, mu duk sikur të kthehesha në shtëpi. Unë kurrë nuk kam humbur kontaktet me njerëzit përgjegjës. Mezi pres të shoh përsëri shokët e mi të skuadrës, të luaj futboll me një buzëqeshje në fytyrë, të asistoj dhe të shënoj gola dhe të ndihmoj BVB.”, tha Sancho./IndeksOnline/