75 Mall Live Search
11:03 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / C E

Sancho përshendetet me shokët e skuadrës, po shkon në Premierligë

Jadon Sancho është përshëndetur me shokët e tij të skuadrës dhe me shumë gjasë nuk do të jetë më pjesë e Borusia Dortmundit.

Sipas mediave angleze, lojtari u ka dërguar mesazhe lamtumirëse dy shokëve të skuadrës, Achraf Hakimi dhe Mario Gotzes, shkruan Indeksonline.

20-vjeçari pritet të rikthehet në Premierligë këtë verë me Manchester Unitedin i interesuar për të.

Por mbetet të shihet nëse “djajtë e kuq” janë në gjendje për ta bindur Dortmundin për mënyrat e pagesave.

Përveç tij, gjermanët do të humbin Hakimin, që pritet të bashkohet me Interin dhe Gotzen që i përfundon kontrata. /IndeksOnline/