75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 05 Shkurt 2024 / Z S

Sanduloviq: Vuçiq së bashku me BIA-n po abuzojnë me vajzën time

Politikani serb, Nikolla Sanduloviq ka hedhur akuza përsëri në drejtim të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social ‘X’ ka bërë të ditur se prapë agjentë të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA) me direktivat e presidentit Aleksandër Vuçiq, kanë abuzuar me vajzën e tij, Klarën.

Sanduloviq thotë se vajza e tij Klara po mbahet në aeroport dhe nuk po lejohet të fluturojë në Londër.

“Sërish Aleksandër Vuçiq së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviq në X.

Theksojmë se disa javë më parë Sanduloviq u maltretua në Serbi për shkak të vizitës në Prekaz.

Gjithashtu, për të bërë homazhe në Prekaz ishte edhe avokati i Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, i cili me tu kthyer në Serbi u mor në pyetje nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë.

Klara, ngjashëm si babai (Nikolla), u përkul para varrit të Blerina Jasharit dhe kërkoi falje për krimet e shtetit të saj ndaj shqiptarëve./Indeksonline./