23:56 / E Enjte, 14 Korrik 2022 / Gj. Sh

Sane i ofrohet Real Madridit

Futbollisti i Bayern Munchen, Leroy Sane, i është ofruar skuadrës së Real Madridit.

Gazeta spanjolle Marca, ka raportuar se klubit madrilen i është kërkuar ta vlerësojnë situatën e Sane, pasi këta të fundit e shitën sulmuesin Luka Jovic te Fiorentina, transmeton Indeksonline.

Por deri më tani nuk ka asgjë konkrete rreth transferimit të tij në Madrid.

Marca raporton se Real Madrid janë të fokusuar në tregun e transferimeve dhe do të ketë prurje të reja në rast të largimit të ndonjë nga futbollistët që janë aktualisht në skuadër.

Sane ka kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2025./Indeksonline/