Sane s’do të luajë më për Manchester Cityn

Futbollisti, Leroy Sane, pritet që sot të arrijë në Munchen dhe nesër të bëjë testet mjekësore.
Pasi të përfundojë testet, ai do të prezantohet si futbollist i klubit të Bayern Munchenit, transmeton Indeksonline.
Sipas “Sport 1”, Sane nuk do të luajë më me fanellën e Manchester Cityt këtë sezon dhe nuk do të jetë pjesë e skuadërs angleze në Ligën e Kampionëve.
Transferimi i tij pritet t’u kushtojë bavarezëve më pak se 50 milionë euro./Indeksonline/