75 Mall Live Search
17:27 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Sanija, mamija e kohës së luftës që ndihmoi rreth 100 gra të lindin fëmijët tyre në vitet 1998-1999

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Por gruas i duhet dedikuar çdo ditë.

Një nga gratë e mrekullueshme kosovare është edhe Sanije Desku nga komuna e Malishevës, e cila gjatë periudhës së luftës në vitet 1998-1999 ndihmoi afro 100 gra që të lindin fëmijët e tyre në kushte lufte.

Desku ishte mamija e asaj kohe, ku shumë fëmijë kanë lindur derisa forcat serbe kanë bombarduar fshatrat e kësaj komune.

“Ka pasur shumë raste të vështira të lindjes në luftë, 83-84 (lindje gjatë luftës) që i kam të shënuara, se nuk kam arritur t’i shënoj të gjitha. Asnjë rast s’ka vdekur as nëna as fëmija t’u nejt në shi qashtu derisa lindke fëmija. As doreza nuk ka pasur, gjëra elementare s’kanë qenë”, thotë Sanije Desku për REL, transmeton Indeksonline.

Ajo sqaron se lindjet kryesisht janë kryer nëpër male, shtëpi nuk ka pas ose në ndonjë garazhë të rrëzuar.

“Pa kulm, pa dritare, ndoshta ka qëllu me ndonjë fshat, se zakonisht nëpër  male”, thotë ajo.

Madje mamija Sanije e asaj kohe thotë se g’zim më të madh asokohe s’ka pas.

“Granatojshin anej-knej e u dëgjojke beba t’u kajt, nuk kishke gëzim më të madh”, tha Sanije Desku./Indeksonline/