75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / AR

Sanksionet amerikane, Kurti: Kurrë i frikësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk është i frikësuar nga izolimi ndërkombëtar pas ndëshkimit të parë të ShBA-ve ndaj Kosovës të martën.

Ai, në forumin “GLOBSEC” në Bratisllavë, tha se nuk është kurrë i frikësuar, por “pothuajse gjithmonë i shqetësuar”.

“Le të them se jam i shqetësuar pothuajse gjithë kohën, por kurrë i frikësuar. Sepse shkon me punën time, është përshkrimi i punës time: të mos jem i frikësuar, por të jem i shqetësuar”, ka thënë ai.

Kurti tha se beson që Shtetet e Bashkuara të Amerikës “janë duke punuar shumë që të gjejnë një rrugë për të dal nga kjo situate”.