08:22 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / A. M.

“Sanksionet do të rikthejnë drejtësinë për të gjithë evropianët”, thotë Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke komentuar mbi kufirin e çmimit të G7 për energjinë ruse, ka thënë se kjo gjë është e vonuar.

“Është shumë e vonuar për sanksione të tilla energjetike kundër Rusisë”, ka thënë ai.

Tutje, ai u shpreh se sanksionet do të rikthejnë drejtësinë për të gjithë evropianët, shkruan Sky News.

“Sanksionet do të rivendosin drejtësinë për të gjithë evropianët, të cilët Rusia po përpiqet t’i shantazhojë me çmime të fryra artificialisht në tregun e energjisë”, është shprehur ai.