Sanksionet ndaj Rusisë, largohet nga vendi edhe Heineken

Prodhuesi holandez i birrës, Heineken, ka deklaruar se po tërhiqet nga Rusia.
Kjo e bën atë një nga shumë brendet botërore që janë larguar nga Rusia që kur shteti filloi pushtimin e Ukrainës.
“Ne kemi arritur në përfundimin se pronësia e Heineken mbi biznesin në Rusi nuk është më e qëndrueshme dhe as e zbatueshme në mjedisin aktual”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Sipas BBC, kompania tashmë kishte ndaluar shitjen dhe prodhimin në Rusi, si dhe pezulloi investimet dhe eksportet në të gjithë territorin rus.
Firma të tjera perëndimore që kanë mbyllur dyqanet në Rusi përfshijnë Ikea, Coca-Cola dhe MacDonald’s.