75 Mall Live Search
09:17 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / AR

Sanremo 2026/ Nata e dytë sjell surpriza, Ermal Meta në pesëshen kryesore

Mbrëmja e dytë e Festivalit të Sanremos 2026 solli emocione të papërsëritshme në skenën e Aristonit, ku 15 artistë konkurruan për zemrat e publikut dhe votat e jurisë. Performancat ishin plot energji, ritëm dhe emocione, ndërsa televotimi dhe vendimet e jurisë ndryshuan renditjen e natës së parë.

Në fund të mbrëmjes, prezantuesi Carlo Conti shpalli renditjen provizore, me top 5 artistët:

  • Tommaso Paradiso – “I romantici”
  • LDA & Aka7even – “Poesie clandestine”
  • Nayt – “Prima che”
  • Fedez & Marco Masini – “Male necessario”
  • Ermal Meta – “Stella stellina”

Performanca e Ermal Metës u prit me duartrokitje të gjata, duke e rikthyer artistin shqiptar në qendër të vëmendjes. Kënga e tij “Stella stellina” u vlerësua si një nga interpretimet më të ndjera të mbrëmjes, duke i siguruar vendin në pesëshen kryesore.

Momente të tjera të paharrueshme përfshinë performancën e Achille Lauro me “Perdutamente” dhe fjalët motivuese të Laura Pausini për artistët e rinj. Në skenë ngjituan edhe kampionë olimpikë dhe sportistë paralimpikë, duke përcjell mesazhe shprese dhe solidariteti.

Atmosfera e “Sanremos 2026” u përcoll drejtpërdrejt edhe për publikun shqiptar, përmes ekranit dhe valëve të RTSH-së. Të gjitha netët e festivalit do të transmetohen në RTSH1, RTSH2, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.