22:55 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Santa niset me tetë drerë përreth botës, këtu mund të ndiqni gjithë udhëtimin

Komandoja ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila është përgjegjëse për mbrojtjen e hapësirës ajrore në Amerikën e Veriut, është përgatitur të ndjekë një burrë me mjekër të bardhë dhe kostum të kuq në vigjiljen e Krishtlindjeve. Komandoja e Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD) është duke u pregatitur për të ndjekur slitën dhe tetë drerë bore, të cilët kanë nisur udhëtimin e tyre rreth botës këtë të diel mbrëma.

NORAD ka bërë me dije se të gjithë mund të ndjekin trajektoren dhe udhëtimin e Santës si dhe përgatitjet e udhëtimit online. Santa do të udhëtojë në të gjithë botën për të sjellë gëzim e lumturi tek fëmijët e vegjël, vajza dhe djem, që janë sjellë mirë gjatë vitit. Njerëzit në Amerikë dhe kudo që ndodhen, do të mund të telefonojnë në numrin 1-877- HI-NORAD (1-877-446-6723) dhe të asin live me ndjekësit e NORAD, të cilët po monitorojnë udhëtimin e Santës, përmes programit Santa Tracker.

Ndiqni këtu udhëtimin e Santës.