75 Mall Live Search
08:43 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / L K

Santiana i thotë Azemi arrogant, çfarë ndodhi?

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana, e ka këshilluar Azemin që të mos reagojë keq ndaj të tjerëve.

Santiana i tha Azemit se kushdo që i thotë atij diçka, ai menjëherë i kthehet keq, edhe ndaj femrave, gjë për të cilën tha se kjo nuk është në rregull.

“Këtë po ta jap si këshillë, e ti nëse do merre për bazë ose jo, se tek e fundit këtu të kam kundërshtar. Unë veç po të tregoj se ti del keq. Ndoshta është problemi që nuk di me u shpreh, por edhe qato fjalë që i shpreh, po del shumë arrogant”, tha Santiana.

Ajo e paralajmëroi Azemin se nëse ai është arrogant me të, atëherë ajo do të bëhet dy herë më shumë karshi tij.