Santiana tregon si i kishte shkruar i fejuari i shoqes

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2 ka treguar sot një histori që i kishte ndodhur, teksa po fliste për mesazhet në rrjete sociale me disa nga banorët tjerë.
Ajo tha se i kishte shkruar i fejuari i shoqes së saj, ndonëse e kishte në ‘listën e bllokave’ në Snapchat.
“Çfarë rasti më ka ndodhur. Ishim me një dasmë me të dashurin tim dhe në tavolinë aty me disa shokë e shoqe. I dashuri i një shoqes time aty, unë si emër e kam njohur edhe si figurë, i fejuari”, u shpreh ajo.
“Kem në dasmë u kry ai muhabet, hy unë pas një kohe në Snapchat te lista e bllokave veç thash hajt të shoh, kur e kam parë emrin si me thënë Adri, edhe e dija se ka shkruar diçka që nuk është dashur, më moti. Veç i thash të dashurit tim, shikoje”, tha tutje modelja.
Të tjerët më pas e pyetën se si kishte vepruar, ndërsa Santiana theksoi se nuk kishte bërë asgjë.