75 Mall Live Search
08:30 / E Premte, 24 Tetor 2025 / Z S

Santiana vazhdon si paneliste, bëhet pjesë e emisionit “Zanat”

Santiana Maloku, një nga emrat më të komentuar të sezonit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”, rikthehet këtë herë në një tjetër format televiziv.

Ajo do të jetë pjesë e panelit të emisionit “Zanat”, i cili prej kohësh ka fituar vëmendjen e publikut për debatet e hapura mbi tema të ndjeshme dhe tabu të shoqërisë.

E njohur për mënyrën e qartë të të shprehurit dhe mprehtësinë e saj në diskutim, Santiana pritet të sjellë energjinë dhe autenticitetin që i nevojitej formatit në këtë sezon të ri televiziv.

Pas përfundimit të aventurës që i dha famë, ajo u shfaq edhe si opinioniste e përjavshme në “Big Talk”, duke dëshmuar se ekrani është pa dyshim terreni i saj i natyrshëm.

Një rikthim që premton shumë për Santianën dhe për dinamikën e re të emisioni “Zanat”./Indeksonline/