Santos nuk dëshiron ta mbajë më Neymarin
 
				E ardhmja e Neymar Jr. te Santosi është në dyshim ndërsa Kupa e Botës 2026 po afrohet.
Sulmuesi brazilian, që u rikthye në klubin e tij të parë në janar, nuk ka arritur të rikthejë formën e dikurshme.
Në 20 ndeshje të luajtura ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste, por lëndimet e shpeshta e kanë penguar të ndihmojë ekipin. Aktualisht Neymar vuan nga një dëmtim në kofshë dhe është në periudhën e tij të tretë jashtë fushës që nga janar
Santos po kalon një sezon të vështirë, duke qëndruar vetëm një pikë larg zonës së rënies nga kategoria. Sipas O Globo, drejtuesit e klubit nuk e shohin zgjatjen e kontratës së Neymarit si përparësi dhe bisedimet kanë ngecur.
Kontrata e 33-vjeçarit skadon në dhjetor të vitit të ardhshëm, ndërsa lojtari dëshiron të qëndrojë të paktën deri pas Kupës së Botës 2026.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                