22:12 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sapo kishte njohur një djalë, zhduket 18-vjeçarja shqiptare në Itali

Një vajzë shqiptare është zhdukur në Itali. Bëhet fjalë për 18 vjeçaren  Lila Mile, e cila u largua pa gjurmë nga banesa e saj më datë 10 tetor. Ajo u pa për herë të fundit afër stacionit Fasano por që nga ajo ditë familja e saj nuk di më gjë për të.

Rreth 18-vjeçare një ndihmë të madhe ka dhënë vëllai i saj Giorgio i cili mundi të hyjë në adresën e Snapchatit të Lila Miles dhe të zbulojë se prej dy apo tre muajsh kishte njohur një djalë shqiptar. Megjithatë familjarët kanë mohuar se vajza e tyre mund të jetë larguar drejtë Shqipërisë me djalin që kishte njohur.

Ndër të tjera vëllai i saj ka mohuar për mediat italiane që të të kishte pasur probleme në shtëpi. Ai tha se ditën e ngjarjes vajza tha se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte në spital të bënte një kontroll.

Ai tha se 2 ditë më parë ishte parë pranë një ure duke kërkuar transport makinave që kalonin aty. Dëshmitarët që e panë thanë se ajo hipi në një makinë Peugot 107 gri, por më pas nuk ka pasur asnjë të dhënë.

Ditën e fundit kur u zhduk nga familja 18-vjeçarja kishte veshur pantallona të bardha të shkurtra, një këmishë të kuqe dhe këpucë të zeza. Vajza ka flokë të gjatë kafe të hapur, sy të errët dhe është e gjatë rreth 1.50 m. Policia ndërkohë kërkon që cdokush që ka dijeni për vajzën në fjalë të njoftojë policinë ose vëllain në numrin 320.2969429.