14:33 / E Diele, 08 Maj 2022 / LB

Sara bëhet xheloze për Kidën? Komenti që mori vëmendjen

Ledri Vula dhe Kida publikuan pak ditë më parë këngën e titulluar “Tdu”. Bashkëpunimi i dyshes është pritur shumë mirë nga publiku, e tashmë i ka kaluar mbi 1 milion shikime në Youtube.

Partnerja e Ledrit, Sara Hoxha ka qenë e pranishme në xhirimet e klipit. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto krah reperit, duke bërë si “xheloze” për Kidën.

“Kënga e bukur me Kidën, po fotot më të bukura me mua apo jo?!”, ka shkruar Sara, e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë dhe me Kidën.