75 Mall Live Search
21:15 / E Martë, 07 Tetor 2025 / Burim

Sara dhe Bardhi po frikësohen nga ‘syri i keq’, bëjnë këtë veprim në postimin e fundit

Sara dhe Bardhi janë një nga çiftet me të përfolura të show bizit shqiptar.

Lidhja e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania bëri bujë të madhe, duke marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve.

Ata dashurinë e tyre e konkretizuan me martesë, duke sjellë në jetë edhe një vajzë, raporton IndeksOnline.

Sara dhe Bardhi duken shumë të dashuruar më njëri-tjetrin dhe këtë e shprehin edhe përmes rrjeteve sociale.

Se fundi, Sara ka publikuar një fotografi në krahët e Bardhit.

Krahas fotos ajo ka vendosur një figurë për mësysh, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është në ditët me të mira.

Ky reagim vjen pas aludimeve se lidhja e tyre është në krizë. /IndeksOnline/