75 Mall Live Search
22:00 / E Diele, 23 Nëntor 2025 / AR

Sara e Bardhit sërish shtatzënë?

Influencerja dhe sipërmarrësja Sara Gjordeni ka dhënë një përgjigje të prerë dhe të fortë lidhur me pyetjet e shpeshta dhe të vazhdueshme për një shtatzëni të dytë, duke i hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo i është drejtuar publikut që vazhdimisht e pyet nëse është sërish shtatzënë, duke sqaruar se nuk ka asgjë të vërtetë në këto zëra.

Ajo theksoi se arsyeja e këtyre spekulimeve duket se është vetëm fakti që ajo shfaqet “e mbushur” në televizor, diçka që e pengon dhe e shqetëson.

Sara ka shpjeguar se në jetën reale është shumë më e dobët sesa shfaqet në ekranin e vogël.

Ajo e ka mbyllur mesazhin me shakanë se në televizor del “si dardane”, ndërkohë që në të vërtetë pesha e saj është më e ulët.

Pra me këtë Sara konfirmon se NUK është shtatzënë për herë të dytë.