75 Mall Live Search
18:42 / E Enjte, 22 Maj 2025 / H F

Sara Gjordeni: Në “BBV” kisha ankth nga dallaveret e padrejtësitë

Sara Gjordeni ka qenë një nga emrat më të zëshëm në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte shumë e komentuar për dinamikat brenda e po ashtu edhe për raportin me Bardhin.

Modelja shqiptare së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale.

Një prej tyre kishte të bënte me atë nëse ka pasur ndonjëherë ankth apo probleme të tilla.

A të ka ndodhur të kesh ankth dhe simptoma si probleme me frymëmarrje?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“Vetëm javën e fundit në Big Brother më ka ndodhur nga dallaveret dhe padrejtësitë që u bëra shumë keq çdo ditë që kalonte”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Unë jam njeri shumë i drejtë por më dënon impulsiviteti”.

Sido që të jetë, ajo tani është e martuar me këngëtarin Bardhi dhe kanë bashkë një vajzë.