17:04 / E Premte, 14 Qershor 2024 / MSH

Sara ka dy fjalë për Heidin

Sara Gjordeni po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale.

Ajo shpeshherë iu jep mundësinë ndjekësve të parashtrojnë pyetje, të cilat zakonisht janë për “Big Brother” ose në lidhje me Bardhin dhe shtatzëninë, raporton Indeksonline.

Pak më herët Sara u pyet për Heidin, ish-konkurrenten e “BBVA”.

Një ndjekës  i tha Sarës: “O Sara, po si mund të vlerësosh Heidin kur ty të pëlqejnë njerëzit që flasin troç dhe pa dorashka?”.

Kësaj pyetjeje Sara iu përgjigj: “Se është boss. Nëse se keni kuptuar çka ka bërë, atëherë s’është faji im”.