75 Mall Live Search
21:27 / E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 / MSH1

Saradran e Istog i Poshtëm, Ferati kërkon besim për Abdixhikun dhe tre kandidatët e LDK-së

Lidhja Demokratike të Kosovës u takua sot me qytetarët e Istogut me fshatrat përreth, në një tubim plot diskutime e këmbim idesh.

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, mirëpriti partinë e tij në qytetin që udhëheq, duke thënë se takimet ishin të shpresës dhe me besim të plotë në rrugën e LDK-së.

“Në Saradran dhe Istog të Poshtëm u takuam me qytetarët dhe strukturat tona. Folëm hapur për idetë, programin dhe vizionin e LDK-së për Republikën tonë. Takime shprese, me besim të plotë në rrugën e Lidhjes Demokratike” shkroi Ferati.