Saradrani masivisht me Ukë Blakajn për zgjedhjet e 12 tetorit

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Ukë Blakaj po mban tubime elektorale me qytetarët e kësaj komune.
Sot ai u takua me banorët e Saradranit, ku mori përkrahje të madhe për zgjedhjet e 12 tetorit.
Blakaj tha se së bashku me banorët e këtij fshati ndanë vizionin për një Istog më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.
”Bashkë me banorët e këtij fshati ndamë vizionin për një Istog më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.Besimi i tyre na jep forcë dhe siguri që fitorja është e pashmangshme.” ka shkruar Blakaj.