75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 27 Shkurt 2022 / AR

Sarah Berisha së shpejti moderatore, ja ku do ta shohim

Ish banorja e ‘BBV’, Sarah Berisha, është mjaftë e suksesshme si blogere.

Mirëpo, tani e tutje atë do ta shohim në rolin e moderatores, shkruan Indeksonline.

Ajo do të udhëheq spektaklin e humorit në Abc News, “Kosherja”.

Ky lajm u bë i ditur nga llogaria zyrtare e këtij spektakli në Instagram.

Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë“, shkruhet në postimin e pak orëve më parë.

Ndërsa ajo nuk ka treguar detaje por përmes një videoje në Instastory u tha ndjekësve që së shpejti do të ndajë me ta fillimin e një projekti “emocionues” për të./Indeksonline/