75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / k.v

Saranda Bogujevci e uron Bulliqin

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, edhe zyrtarisht sot i ka dorëzuar këtë detyrë kryetarit të zgjedhur, Shpejtim Bulliqi.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në zyrën e kryetarit, derisa Rudari i ka uruar punë të mbarë Bulliqi, pasi ky i fundit në zgjedhjet e 29 nëntorit doli fitues me 51.9 për qind të votave.

Rudari ia ka dorëzuar detyrën Bulliqit duke i dhënë edhe çelësat e zyrës së kryetarit dhe vulën e kësaj zyreje.

Bulliqi me të pranuar detyrën, është uruar nga asamblistët, zyrtarët e Komunës, familja e nga deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci./IndeksOnline/