75 Mall Live Search
09:20 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / OSH

Saranda Bogujevci në përkrahje të Shpejtim Bulliqit

Kryetari i tanishëm i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë përkrahje nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, edhe për mandatin e dytë të qeverisjes, shkruan IndeksOnline.

Bogujevci dje ka vizituar Llapin duke i ofruar mbështetje Bulliqit për qeverisje sa më të mirë.

“Me nënkryetaren e Kuvendit dhe simbolin e sakrificës, Saranda Bogujevci, e cila pakursyer po ofron mbështetjen për qeverisjen tonë të mire”, shkroi Bulliqi në Facebook.

Shpejtim Bulliqi po kandidon për mandatin e dytë nga Lëvizja Vetëvendosje për të fituar postin e kryetarit të Podujevës. /IndeksOnline/