75 Mall Live Search
14:54 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Saranda Musliu: Përveç miqëve kosovarë kam një mbështetje të madhe edhe nga rrafshi ndërkombëtar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Saranda Musliu nga radhët e LDK -së, e cila pas pak ditësh pritet që fitojë sërish mandatin e ri, ka njoftuar sot se po i gëzohet mbështetjes së madhe që po i jep elektorati kudo në Kosovë.

Por një video e cila i ka ardhur këto ditë nga deputeti në Parlamentin e Bavarisë në Gjermani dr. Martin Huber i ka dhënë një motiv të veçantë për të korrur fitore të sigurt.

“Pak ditë para mbylljes së fushatës zgjedhore mua më vjen një përkrahje e rrallë nga Gjermania.

Nuk ka mënyrë më të mirë që në mbyllje të angazhimit tim elektoral të
dëgjoj këto fjalë. ?

Miku im gjerman dhe homologu dr. Martin Huber faleminderit, që ke ndarë kohën tënde të çmuar për përkrahje të aktivitetit tim politik.

Dr. Martin Huber (CSU) është anëtar i Parlamentit Bavaria në Gjermani si dhe anëtar i Komisionit për çështjet evropiane në këtë institucion.

Faleminderit Gjermani??

Faleminderit miq kudo nëpër botë, për mbështetjen që ma falni në secilin rrugëtim timin politik.

Për energji të reja dhe angazhime brenda dhe jashtë kufijve jam gjithomë e gatshme.

Voto 132✅ LDK

Voto Saranda Musliu 30✅”, ka shkruar deputetja Musliu në rrjetet sociale.