75 Mall Live Search
12:41 / E Hënë, 06 Janar 2025 / S Z

Sarkozy përballet me drejtësinë, akuzohet se përfitoi fonde ilegale nga Gaddafi

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy do të shkojë gjyq sot pas skandalit të madh politik, ku ai akuzohet si përfitues i miliona eurove të fituara në fushatën e paligjshme elektorale të financuar nga regjimi i ish-diktatorit të ndjerë Muammar Gaddafi.

Në këtë gjyq historik, krahas ish-presidentit të djathtë francez, janë të akuzuar gjithashtu dhe 12 persona, duke përfshirë këtu ish-ministra qeverie, të clët kanë marrë pjesë në komplote kriminale për të gjeneruar fonde nga një diktator i huaj në shkallë masive.

Pas një hetimi 10-vjeçar kundër korrupsionit, gjykata do të dëgjojë akuzat për atë që magjistratët hetues e quajnë si pakt korrupsioni, mes Sarkozyt dhe regjimit libian.

Mësohet se asokohe, ndërmjetësit dërguan valixhe plot me para në ndërtesat e ministrive në Paris për të financuar në mënyrë të paligjshme fushatën presidenciale të vitit 2007 që solli edhe fitoren e Sarkozyt.

E gjithë kjo situatë ka përkeqësuar raportin mes klasës politike franceze dhe votuesve, me këta të fundit të cilët kanë humbur tashmë besimin.