20:23 / E Enjte, 11 Prill 2024 / L K

Sarrazin takon Osmanin, Kurtin dhe pjesëtarë të Listës Serbe

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka bërë të ditur se është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Vjosa Osmani

Sarrazin takimet me liderët e shtetit i ka cilësuar të rëndësishme, teksa ka njoftuar se është takuar edhe me pjesëtarë të Listës Serbe.

Gjithashtu, Sarrazin është takuar edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile.

Ndërkohë, Lista Serbe ditë më parë iu ka bërë thirrje serbëve në veri që të bojkotojnë zgjedhjet e 21 prillit dhe të mos marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.