16:08 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sarri debuton me fitore te Chelsea, praktikon formacionin 4-3-3 (Video)

Skuadra e Chelseas ka fituar miqësoren e parë para-sezonale në Australi.

Blutë e Londrës fituan minimalisht 1 me 0 ndaj Perth Glory, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi ylli spanjoll, Pedro Rodriguez.

Kjo ishte fitorja dhe ndeshja e parë e trajnerit të ri, Maurizio Sarri, i cili po ashtu në këtë takim praktikoi formacionin, 4-3-3./IndeksOnline/